Aktualitet

Vrasja e Egli Progës/ “Tentuan të fshehin të vërtetën!”, Prokuroria e Korçës del në konkluzion: U ndërhy në kamerat e brendshme të lokalit! Dëshmitarët…

Prokuroria e Korçës kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest me burg” për tre dëshmitarët e vrasjes së Egli Progës, Voltan Shkullaku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, pasi ka prova se kanë ndërhyrë në serverin e kamerave të sigurisë të instaluara në lokalin e Voltan Shkullakut pas ngjarjes.

Prokuroria është në proces të ekspertimit të pamjeve edhe të një marketi që ndodhet përballë lokalit ku u vra 42 vjeçari. Të tre të arrestuarit sot nga policia, në zbatim të urdhrit të ekzekutimit dhënë nga Prokuroria e Korçës, akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Si autor të vrasjes policia arrestoi Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje. Por Prokuroria e Korçës, Vasjana Postol në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për të nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia. Ky veprim solli edhe një përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

#Vrasja #Egli #Progës #Tentuan #të #fshehin #të #vërtetën #Prokuroria #Korçës #del #në #konkluzion #ndërhy #në #kamerat #brendshme #të #lokalit #Dëshmitarët..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button