Të zhgënjyerit me Berishën e Bashën prezantojnë partinë e re, kush janë shtatë të larguarit e PD në krye të “Djathtas 1912”

Ditën e sotme është prezantuar partia më e re politikë në Shqipëri.
“Djathtas 1912” është subjekti politik që ka në krye disa nga figurat e larguara nga Partia Demokratike, si Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Açka, Seladin Jakupllari, Edvin Kulluri, Agron Kapllanaj, Roland Bejko.
Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi para mbështetësve Kartën e Parimeve dhe Vlerave. Ai tha se “për ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”.
“Vlerat dhe parime që na kanë bërë dhe ua ofrojmë shqiptarëve. U prezantojmë kartën e vlerave dhe parimeve të Djathtas 1912. Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë që ka në thelb liritë e individit”, tha ai.
#Të #zhgënjyerit #Berishën #Bashën #prezantojnë #partinë #kush #janë #shtatë #të #larguarit #në #krye #të #Djathtas
Java News