Aktualitet

‘Nuk formojmë qeveri me LVV-në’ Batusha: Opozita e ka një zot të madh por pas 9 shkurtit e lëshojnë bajrakun!

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partitë opozitare kanë biseduar me njëra-tjetrën dhe ka dakordancë që të mos bëjnë koalicion me LVV-në.

“Nuk ka garancë, janë disa tema të rëndësishme së pari për të ndodhur qeveria e ardhshme, duhet të vendoset një kriter kush është i pari e kush është i dyti. Kjo është ekskluzive pasi po flasim, nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush a është ai që del i pari, varet shumë i pari. Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Tahiri.

Në ldihje me deklaratën e Tahirit ka folur për “Gazeta Blic” deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha.

Batusha tha se të njëjtit (opozita) e kanë një zot të madh përderisa bëjnë dakordime të tilla.

Ai tha se pas 9 shkurtit e lëshojnë bajrakun sepse e kanë dëshmuar diçka të tillë.

“Keta e kanë nje zor shumë të madh perderisa bejnë të tilla dakordanca. Po pas 9 shkurtit e leshojnë bajrakun sepse e kanë dëshmuar qe disa pal zgjedhje” tha Batusha në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Agon Batusha, LVV!

/Gazeta Blic/

Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

 



#Nuk #formojmë #qeveri #LVVnë #Batusha #Opozita #një #zot #të #madh #por #pas #shkurtit #lëshojnë #bajrakun
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button