Aktualitet
Përmbyset makina, humb jetën 32-vjeçari shqiptar në Itali dhe plagosen tre shokët e tij

Një 32-vjeçar shqiptar humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në orët e para të mëngjesit në Itali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 në provincën e Frosinone. Mjeti tip “Ford Focus” me të cilin po udhëtonte i riu shqiptar ka dalë nga rruga, është rrotulluar disa herë dhe është përmbysur.
Ndërkohë, të plagosur mbetën tre shtetas të tjerë që udhëtonin me 32-vjeçarin, po ashtu shqiptarë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e ngjarjes nga grupi hetimor.
#Përmbyset #makina #humb #jetën #32vjeçari #shqiptar #në #Itali #dhe #plagosen #tre #shokët #tij
Java News