Aktualitet

Ligj i ri për shkencën? Marku: E shoh si lapsus, as Bashkimi Europian nuk e pranon

Projektligji për shkencën dhe kërkimin shkencor ishte një draft i beftë për universitetet. Të lënë jashtë çdo konsultimi për hartimin e tij, shkollat e larta po përjetojnë një tjetër zhgënjim, i ngjashëm më atë të 10 viteve më parë, kur u miratua ligji për arsimin e lartë.

Pasi është njohur me projektligjin e shkencës, hartuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Mark Marku, deklaron se ligji shkel hapur autonominë e univeristeteve për kërkimin shkencor. Ai fuqizon Akademinë e Shkencave për të kontrolluar shkollat e larta.

Duke shpresuar se është thjesht një lapsus i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, dekani i Fakultetit Filologjik propozon bllokimin e projektligjit. Sipas profesor Mark Markut, nevojitet hartimi i një drafti të ri që realisht do t’u nevojitet universiteteve, por edhe plotësimit të standarteve të Bashkimit Europian.

“Nëse ky draft miratohet, nuk do të kalojë vlerësimin e Bashkimit Europian”, theksoi Marku.

Dekani i fakultetit ka edhe një qëndrim në lidhje me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës, i cili ka shumicë politike dhe drejtohet nga kryeministri. Si ish-përfaqësues i opozitës, profesori i gazetarisë, sot dekan i fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, thotë se mungesa e demokratëve në Komisionin e Edukimit gjatë diskutimeve për projektligjin e shkencës i dëmtoi universitetet.

Megjithatë, të hënën e14 tetorit, Konferenca e Rektorëve do të jetë në komision për të kundërshtuar njëzëri nismën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për Shkencën.

#Ligj #për #shkencën #Marku #shoh #lapsus #Bashkimi #Europian #nuk #pranon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button