Aktualitet

“Sterilizimi” / Vokshi kërkesë Spiropalit: Të zëvendësohet Plarent Ndreca! Gati edhe kallëzimi penal…

Ka nisur sërish me diskutime mbledhja e Komisionit hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in në Shëndetësi. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi i ka dërguar një kërkesë kryeparlamentare Elisa Spiropali për zëvendësimin e zv.kryetarit të komisionit Plarent Ndreca, si dhe për prezencën e 5 deputetëve të opozitës, të përjashtuar nga punimet parlamentare.

Demokratja ka kërkuar ndër të tjera edhe nisjen e procedurave për masë disiplinore ndaj socialistit Ndreca dhe administratës gjithashtu, pasi sikurse deklaroi ajo, kanë penguar hetimin parlamentar.

Kërkesa e Vokshit lidhet me mbledhjen e zhvilluar disa ditë më parë të këtij komisioni, ku mazhoranca nisi punimet pa prezencën e opozitës. Mbledhja u pasur me përplasje mes kryetares Vokshi dhe zv.kryetarit Ndreca.

“Pavarësisht se mbledhjet duhet të kenë afat 48 orë, opozita i është përgjigjur kërkesave urgjente të mazhorancës për vijimin e punës së komisionit.

I kemi dërguar një shkresë Elisa Spiropalit me firmat e deputetëve të opozitës pasi i  kemi shpjeguar shkeljet e panumërta të bëra nga ana e deputetëve të këtij komisioni, të fillojë procedurën parlamentare për zëvendësimin e zv.kryetarit dhe sekretarit të komisionit që kanë shkelur rregulloren e Kuvendit dhe ligjin për komisionet hetimore. Të paralajmëroj 6 deputetët e tjerë për shkeljet që janë bërë. Të urdhërojë lejimin e anëtarëve të komisionit hetimor nga ana e opozitës”, deklaroi Vokshi.

Kjo e fundit ka kërkuar gjithashtu nisjen e procedurave për masat disiplinore për deputetët Plarent Ndreca Ilir Metaj, Erion Braçe, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm.

Vokshi bëri me dije gjithashtu se kanë përgatitur kallëzim penal për këdo që pengoi hetimin parlamentar dhe funksionim normal të komisionit hetimor, duke nisur nga Sekretari i Përgjithshëm te drejtuesi i Gardës.

“Të 5 deputetët e përjashtuar me firmë të Bushkës të jenë prezentë. Të nisë procedurat për masat disiplinore për deputetët dhunues verbal, Plarent Ndreca Ilir Metaj, Erion Braçes dhe sekretarit të përgjithshëm dhe administratës

Kemi bërë kërkesë për sekretariatin e etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues, kemi përgatitur dhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar dhe funksionimin normal të këtij komisioni hetimor.

Nga sekretari i Përgjithshëm dhe drejtuesi i gardës, apo gardistët”, theksoi Vokshi.

/a.r

#Sterilizimi #Vokshi #kërkesë #Spiropalit #Të #zëvendësohet #Plarent #Ndreca #Gati #edhe #kallëzimi #penal..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button