Aktualitet

Përshtatën magazinën për kultivim kanabisi, arrestohen 7 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 shtetas, 3 prej të cilëve janë punonjës të OSHEE, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike me anë të llampave, në një godinë që kishte lidhje të paligjshme elektrike.

Krahas këtyre është shpallur në kërkim një shtetas tjetër dhe është proceduar penalisht një 39-vjeçare, për moskallëzim krimi.

Shtetasit Erlind Tresa, 28 vjeç, Reshit Tresa,57 vjeç, Asqeri Likaj, 59 vjeç, Elvis Lala, 26 vjeç, dhe Sajmir Karaj, 46-vjeç në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa” kishin përshtatur një tunel, nga kati i parë në katin e dytë të magazinës, për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

46-vjeçari, Sajmir Karaj i shpallur në kërkim është organizatori i aktivitetit të paligjshëm, njëkohësisht edhe daja i shtetasit Erlind Tesa.

Personat e arrestuar kishin banesën afër magazinës dy katëshe në Selitë.

Edhe pse kati i dytë ishte i privatizuar dhe kishte tre pronarë, është lënë i braktisur.

Të dyshuarit kanë parë që nuk interesohej asnjë person dhe nuk ishte në funksion kati i dytë, e kështu e kanë shfrytëzuar në mënyrë të fshehtë për t’a përshtatur në shtëpi bari.

Ndërsa energjinë elektrike e kanë marrë nga kati i parë duke krijuar lidhje të paligjshme.

Punonjësit e OSHEE, nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në këtë ambient, në zonën që ata kishin në monitorim, ndërsa shtetasja H. D., ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale dhe nuk ka kallëzuar pranë organeve kompetente.

Nga njoftimi i Policisë bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit:

– Erlind Tresa, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë në Gjermani për kultivim bimësh narkotike;

– Sh. T., 57 vjeç, A. L., 59 vjeç, E. L., 26 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim;

– Ervis pashollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i grupit të monitorimit të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Elton Cenaliu, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Gëzim Gjonpali, 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” kryer në bashkëpunim, shtetasi Sajmir Karaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/Euronews Albania/



#Përshtatën #magazinën #për #kultivim #kanabisi #arrestohen #persona #në #Tiranë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button