Aktualitet

“Mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve”/ Zbardhen detaje nga takimi mes Erdogan dhe Begaj, ja për çfarë biseduan dy presidentët

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim homologun turk, Recep Tayyip Erdoğan, i cili po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri ditën e sotme (10 Tetor).

Presidenca ka zbardhur edhe tematikat e takimit, nga ai kokë më kokë, tek delegacionet përkatëse. Mes të tjerash biseda është fokusuar në “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve”.

“Mik të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, e konsideroi Begaj presidentin Erdogan.

“Jam shumë i përkushtuar që të fuqizojmë bashkëpunimin tonë vëllazëror, një bashkëpunim që mbetet prioriteti ynë, një bashkëpunim që u dëshmua me solidaritetin e popujve tanë përgjatë situatave të shkaktuara nga tërmetet”, njofton presidenca, duke theksuar se “ky bashkëpunim do të një njohë rritje të mëtejshme me këtë vizitë dhe me nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse”.

Kreu i shtetit vuri në dukje edhe vullnetin e palës sonë për të vijuar e forcuar bashkëpunimin më tej.

Sipas tij:

“Mbajtja e Takimit të Dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë, është mundësi e mirë për të diskutuar në mënyrë më të thellë dhe më konkrete bashkëpunimin dypalësh në fusha, si: siguria, mbrojtja, energjia e rinovueshme, ekonomia dhe tregtia, infrastruktura, turizmi, mjedisi dhe çështje të tjera thelbësore”.

U vlerësua bashkëpunimi në mbështetjen e integrimit drejt NATO-s të Shqipërisë dhe atë të misioneve ushtarake, apo edukimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura.

“Shqipëria mbetet e angazhuar për të shkëmbyer pikëpamje dhe opinione mbi çështjet e sigurisë, të cilat lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rajonin tonë dhe në Lindjen e Mesme”, tha Begaj.

Teksa e falënderoi edhe për ndihmën ndaj Kosovës, presidenti bisedoi me Erdogan edhe për forcimin e marrëdhënieve në fushat ekonomike.

“Turqia është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shqipërisë. Investimet turke e bëjnë Turqinë partnerin e katërt më të madh tregtar të Shqipërisë. Mirëpresim kompanitë turke për të investuar në Shqipëri në sektorë të ndryshëm, si: infrastrukturë, turizëm, energji, teknologji, bujqësi, si dhe në industrinë e prodhimit dhe të përpunimit”, theksoi Begaj.

#Mik #Shqipërisë #dhe #shqiptarëve #Zbardhen #detaje #nga #takimi #mes #Erdogan #dhe #Begaj #për #çfarë #biseduan #presidentët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button