Erdogan përmend Palestinën dhe FETO-n në Tiranë: Po bëhet genocid! Të luftojmë së bashku terrorizmin…

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.
Presidenti i Turqisë në fjalën e tij dënoi sulmet izraelite teksa kërkoi reagim ndërkombëtar për gjenocidin në Palestinë duke e cilësuar këtë të fundit si turp të përbashkët.
Erdogan: Të nderuar ministra dhe anëtarë të shtypit. Ju përshëndes në emër të kombit tim. Jam i nderuar që jam në vendin mik, Shqipëri. Të avancojmë bashkëpunimin tonë dypalësh. Bashkëpunimi ynë do të kontribuojë në zhvillimin e shumë fushave, si tregtia, investimet, që rrisin mirëqenien e popujve tanë. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin edhe në fushën e mjekësisë, pasi ndërtuam spital në Fier. Shqipëria është aleati ynë më i mirë i NATO-s. Ne biseduam me kryeministrin edhe luftën e përbashkët kundër organizatave terroriste, si FETO.
/a.r
#Erdogan #përmend #Palestinën #dhe #FETOn #në #Tiranë #bëhet #genocid #Të #luftojmë #së #bashku #terrorizmin..
Java News