Aktualitet
Takimi në Presidencë, Begaj i tregon Erdoganit kërkesën për Ramën: I them Edit na duhet një…

Presidenti i vendit Bajram Begaj priti sot në zyrën e tij presidentin turk Recep Tayyip Erdogan ku zhvilluan një bisedë disa minutëshe.
Në videon e ndarë në faqen zyrtare të Facebook të Begajt, dëgjohet edhe momenti kur presidenti i vendit i thotë Erdogan se i ka kërkuar Edi Ramës që të ndërtohet një godinë më e madhe për Presidencën, pasi sipas tij zyrat janë të vogla.
“Po i them Edit, që kemi nevojë për të ndërtuar një ndërtesë tjetër më të madhe”, dëgjohet Begaj duke i thënë Presidentit turk. (Minuta 8:39)
#Takimi #në #Presidencë #Begaj #tregon #Erdoganit #kërkesën #për #Ramën #Edit #duhet #një
Java News