“Bella Ciao” në Parlamentin Europian, eurodeputetët ironizojnë kryeministrin Orban

“Ky nuk është Eurovizion”, kështu u shpreh presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pasi një grup deputetësh nisën kendonin ne Parlamentin Euorpian këngën “Bella Ciao”, kënga e përdorur si një himn antifashist.
Këndimi nisi pas një fjalimi të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
Sapo kryeministri hungarez përfundoi fjalimin e tij në seancë plenare , disa eurodeputetë filluan të duartrokasin dhe të këndonin këngën e famshme “Bella Ciao“, duke bllokuar përkohësisht procesin.
Pas rreth 20 sekondash nga kjo brohoritje, Metsola ushtroi rolin e saj si Presidente e Parlamentit Evropian.
Metsola u kërkoi zyrtarëve të pranishëm që të “respektonin dinjitetin e seancës ” pasi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ishte e radhës për të marrë fjalën.
Orbàn sapo kishte prezantuar prioritetet e Hungarisë për Presidencën e saj mbi Këshillin e Bashkimit Evropian kur shpërtheu kjo skenë në Strasburg.
Hungaria do ta mbajë presidencë të BE-së deri në fund të vitit 2024.
“Bella Ciao” është një këngë italiane që e ka origjinën nga luftëtarët italianë të rezistencës në luftën e tyre kundër trupave pushtuese të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Orbàn është lideri i partisë së djathtë Fidesz në qeverinë hungareze – dhe është përballur me shumë kritika gjatë viteve te fundit për bindjet e tij politike.
#Bella #Ciao #në #Parlamentin #Europian #eurodeputetët #ironizojnë #kryeministrin #Orban
gazetablic.com