Deklarata e fortë e Xhafajt: Grupi kriminal i Elbasanit dhe ai i Kurbinit financuan “Babalen” e Salianjit

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka thyer heshtjen pas 6 vitesh duke komentuar inskenimin e Ervin Salianjit për çështjen ‘Babalja’.
Ai mohoi që kategorikisht që ky i fundit të ketë qenë në burg me të vëllane, raporton javanews, teksa tha se Albert Veliu ishte një njeri ordiner i njohur nga e gjithë Vlora.
Xhafaj paraqiti pjesë nga dosja që rrëzojnë pretendimet e Salianjit për dënim politik teksa tha për herë të parë së disa grupe kriminale kanë financuar inskenimin e “Babales” në dëm të tij si politikan dhe ish-ministër i Brendshëm.
“Kanë qenë të interesuar dy grupe kriminale për ta inskenuar këtë shpifje. Grupi i Elbasanit dhe ai i Kurbinit për shkak të përplasjeve që kanë patur me mua. Dhe e ngritën të gjithën mbi një të marrë si Babalja” – tha Fatmir Xhafaj në Opinion.
javanews /a.r
#Deklarata #fortë #Xhafajt #Grupi #kriminal #Elbasanit #dhe #Kurbinit #financuan #Babalen #Salianjit
Java News