Aktualitet

70% e popullsisë me llogari bankare/ Sejko: Digjitalizimi kërkon njohuri për pagesat me kartë

Rritet numri i qytetarëve shqiptarë që janë pjesë e sistemit financiar. Guvernatori Gent Sejko tha se aktualisht në vend popullsia që ka një llogari bankare dhe kryen transaksione është mbi 70% e qytetarëve ose dyfish më shumë se 5 vite më parë.

Zhvillimin e teknologjisë kreu i Bankës qendrore e cilëson një sfidë që kërkon marrjen e më shumë njohurive nga rinjtë në lidhje me bankingun online apo pagesat

Banka e Shqipërisë është angazhuar në edukimin financiar të të rinjve. Në këtë kuadër u organizua “Shkolla Rinore për Edukimin Financiar” ku u diskutua menaxhimi i kursimeve dhe shpenzimeve, ndërtimi i një marrëdhënie pozitive me paratë, karriera në fushën e financave./ABC

#popullsisë #llogari #bankare #Sejko #Digjitalizimi #kërkon #njohuri #për #pagesat #kartë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button