Aktualitet
Sërish sherr te ‘Shëndetësia’, deputetët e PD nuk lejohen të futen në Komision, Vokshi i fik mikrofonin Ndrecës: Kush je ti që…

Përplasje në Komisionin Hetimor Parlamentar për Sterilizimin pasi garda nuk lejoi deputetët e opozitës të futen brenda.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka arritur të futet në sallë dhe i ka fikur mikrofonin Plarent Ndrecës, që kishte nisur mbledhjen pa deputetët e opozitës.
“Kush je ti që…” i drejtohet deputetja demokrate dhe më pas i fik mikrofonin.
Më herët në kryesinë e Kuvendit ka patur tensione, pasi deputetët e perjashtuar të opozitës nuk janë lejuar nga Garda që të futen në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.
#Sërish #sherr #Shëndetësia #deputetët #nuk #lejohen #të #futen #në #Komision #Vokshi #fik #mikrofonin #Ndrecës #Kush #që
Java News