“Do digjej Bashkia“, gazetari: Policia e dinte, gjeti tre çanta me molotovë të paplasur

Gazetari Eni Ferhati ka treguar për EuroNews Albania, detaje të forta nga protesta e djeshme e opozitës. Sipas tij, autoritetet kishin informacione nga shërbimet inteligjente se protestuesit do të digjnin Bashkinë e Tiranës dhe për këtë gjetën dhe tre çanta të braktisura me molotov.
“Policia ka patur edhe një fat shumë të madh. Kur protestuesit u zhvendosën drejt bashkisë së Tiranës, gjatë konfrotimit fizik mes policisë dhe protestuesve, janë gjetur, pasi i ranë në tokë, dy çanta me 17 molotov të palasura. Ato u sekuestruan menjëherë nga policia. Frika më e madhe dhe forcat më të mëdha të policisë ishin te bashkia e Tiranës, se kishte informacione edhe nga shërbimi informative, që turma do synonte të digjte bashkinë e Tiranës. Nuk kishte asnjë informacion për djegien e Selisë së Partisë Socialiste. Te selia kishte masa minimale të policisë, sepse nuk mendohej se do kishte protestë atje. Përveç dy çantave me 17 bomba molotov është gjetur edhe një çantë tjetër me 8 molotov të paplasur, diku mes zonës së Ministrisë së Brendshme dhe Parlamentit”.
Ndërkohë gazetari nuk ka lënë pa vënë në dukje gabimet e mëdha që i pasohen policisë. Ballafaqimi mes protestuesëve dhe qytetarëve duhej të ishte shmangur ka thënë ai duke shtuar se këto gafa mund të jenë bërë dhe me qëllim pasi protesta ishte lajmëruar e lëvizshme.
“Vura re dy gabime të policisë. Gabimi i parë ishte kur policia nuk mori masa për të shmangur një ballafaqim të protestuesve me qytetarët, këtu i referohem momentit ku turma pasi u vendos te kryeministria marshoi në drejtim të unazës dhe u fut te rruga që të çon drejt partisë socialiste apo kryqëzimit të Myslym Shyrit dhe Gjykatës së Lartë. Ai ishte një moment ku kishte frikë edhe nga policia edhe nga protestuesit, pasi mund të kishte konflikt mes qytetarëve që mbetën në trafik dhe protestuesve. Ky është një gabim i policisë, që unë dyshoj se ka qenë i qëllimshëm, sepse informacioni ishte që protesta do ishte e lëvizshme. Momenti i dytë është përdorimi i pakriter, i paarsyeshëm i palogjikshëm i gazit lotsjellës. Aty nuk pati asnjë veprim të dhunshëm, sapo iu afruan protestuesit u lëshua disa herë gaz lotsjellës. Aty kishte qarkullim automjetesh. Një Fëmijë pati problem serioze nga ky gaz”,-tha gazetari.
/a.r
#digjej #Bashkia #gazetari #Policia #dinte #gjeti #tre #çanta #molotovë #të #paplasur
Java News