Denada Jushi: Protesta e datës 7 tetor ishte ndryshe, PD-ja nuk e shfrytëzoi mirë energjinë e protestuesve!

Pas burgosjes së deputetit opozitar, Ervin Salianji, opozita në Shqipëri e drejtuar nga Sali Berisha, thirri protestë.
Por ndryshe nga herët e tjera, protesta e fundit e organizuar nga PD-ja, ishte më agresive duke u regjistruar edhe disa incidente ç’ka bëri që Policia të reagonte me gaz lotsjellës.
Dhjetë zyrtarë policorë mbetën të lënduar nga ky aksion opozitar.
Por si ishte protesta e datës 7 tetor, çfarë mesazhi deshi të përcjellë Partia Demokratike (PD), si do të veprohet tutje ?
Për këto dhe përgjigje të tjera flet në një intervistë për “Gazeta Blic” gazetarja nga Shqipëria, Denada Jushi.
Gazeta Blic: Si e pate protesten e opozites dje ne Shqiperi ?
Denada Jushi: “Opozita e drejtuar nga kryetari Sali Berisha prej 2 vjetësh ka organizuar një serë protestash. E para dhe me e madhja ishte ajo e datës 7 korrik 2023.Të gjitha protestat kanë qenë paqësore, marshuese drejt godinës së qeverisë.Protesta e organizuar të hënën, datë 7 tetor, ishte menduar në një formë tjeter, e pangjashme me të parat, pa fjalime, pa nje skenar te qarte zhvillimi dhe me goditje ndaj institucioneve kryesore në vend. Ajo çka unë arrita të shoh në terren ishte masa e lartë e protestuesve, deshira që ata kanë për të patur hapsirë dhe ndryshim. Por mendoj që Partia Demokratike duhet të kishte shfrytëzuar më mirë masën dhe energjine e lartë të protestuesve.Levizja në vende të ndryshme e ç’organizoi turmen. Njerzit nuk po kuptonin ku po leviznin.Mendoj që opozita duhet të jetë më e qartë ndaj aksionit të saj.Në keto 7 muaj para zgjedhjeve duhet të tregojë që ka një platforme dhe nje projekt konkurues per vendin, të degjojë qytetaret, dhe të perqendrohet më shumë tek çfare ata kanë nevojë” deklaroi Jushi për “Gazeta Blic”
Gazeta Blic: Ishte më agresive se heret e tjera, çfarë mesazhi deshën të përcjellin ?
Denada Jushi: Po ishte me agresive. Edhe pse nuk pati ndonjë radikalizim aq të lartë. Mesazhi i opozites ka qenë i qartë, ata deshirojnë të paralizojnë normalitetin, si e vetmja formë që qeveria ti marrë në konsideratë ne kerkesat e tyre.
Gazeta Blic: A mendoni se do të kete kompromis nga Rama per ‘Qeveri Teknike ‘
Denada Jushi: Qeveria teknike u kerkua dhe u plotësua edhe në vitin 2017. Ju dhane PD-së disa poste dhe disa ministri, nga me te rendesishmet ishte Ministria e Brendshme dhe Drejtesise.Por nuk pati ate rezultat qe priste opozita në verdiktin e zgjedhjeve. Qeveria aktuale, eshte larg rrëzimit nga pushteti me një kerkese të vetme, qeveri teknike. Çfarë mund të pritet, eshte nëse kjo qeveri pranohet? Në tre muaj apo gjashte muaj, realiteti politik nuk ndryshon aq lehte. Ka nje realitet në Shqiperi, që vjen nga sondazhet. Mbi 50% e qytetareve nuk e duan kete qeverisje, duan ndryshim, por po ashtu ata janë skeptik për opoziten. Elektorati gri është ai qe duhet te synoje opozita. Mbart perqindjen më te madhe. Do të duhet punë shumë e madhe në terren nga opozita, një liste perfaqësuese e mirë per deputetë, e mbi të gjitha FRYMË e re, me qasje perendimore. Ku zgjidhja është ndertimi dhe permirësimi i jetës në Shqipëri” tha Jushi në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.
Denada Jushi- Gazetare, Shqipëri!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje kryeministrit, Edi Rama, të pranojë qeverinë teknike pasi javët në vazhdim, siç ai deklaron, do të jenë edhe më të ashpra.
‘Krijo qeverinë teknike sepse javët që vijnë mosbindja civile do të çmontojë narkoshtetin tënd’ deklaroi Berisha raporton “Gazeta Blic”
PAMJE nga protesta:
#Denada #Jushi #Protesta #datës #tetor #ishte #ndryshe #PDja #nuk #shfrytëzoi #mirë #energjinë #protestuesve
gazetablic.com