Aktualitet
Sekuestrohen kompjuterë dhe dosje, Prokuroria bastis Ministrinë e Mjedisit

Hetuesit policorë kanë bastisur sot Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës. Raportohet për disa materiale, kompjuterë, dosje e dokumente të sekuestruara gjatë kontrollit. Dy persona janë të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Policia e Kosovës shkoi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shkruan A2.
Sekretari i përgjithshëm i ministrisë në fjalë, Izedin Bytyqi, nën shoqërimin e policisë është larguar nga objekti i këtij institucioni. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se aksioni lidhet me dy personat e dyshuar për shpërdorim të detyrës.
#Sekuestrohen #kompjuterë #dhe #dosje #Prokuroria #bastis #Ministrinë #Mjedisit
Java News