Një vit nga sulmi i Hamasit, Erdogan: Njerëzimi është vrarë para syve të botës! Kërcënimi për Izraelin
Në një vjetorin e sulmit terrorist më 7 tetor, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i dërgon mesazh kërcënues Izraelit.
“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon”, shkroi presidenti turk në një postim në rrjetin social X. Kjo deklaratë vjen një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe përgjigjes ushtarake izraelite kundër Gazës.
“Këtu dhe për 365 ditë, 50 mijë vëllezër e motra, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht. Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, (kryeministri izraelit Benjamin)Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalen në të njëjtën mënyrë)”, tha Erdogan.
Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”.
#Një #vit #nga #sulmi #Hamasit #Erdogan #Njerëzimi #është #vrarë #para #syve #të #botës #Kërcënimi #për #Izraelin
Java News