Aktualitet
Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier- Patos, detaje nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.
Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janë përplasur me njëra -tjetrën.
Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar edhe pse goditja, siç dallohet edhe nga pamjet, ishte mjaft e fortë.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të menaxhuar trafikun i cili u rëndua pas aksidentit.
/a.r
#Aksident #rëndë #në #aksin #rrugor #Fier #Patos #detaje #nga #vendngjarja
Java News