VIDEO/ Momenti kur këngëtari i famshëm shmang puthjen e Diddy-t bëhet viral në rrjet

Një video nga Golden Globes 2014, në të cilën Bono shmangte puthjen e Diddy, ka bërë xhiron e internetit gjatë orëve të fundit.
Një klip i takimit të sikletshëm është rishfaqur, me videon që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale pas arrestimit të Diddy dhe akuzave për abuzim seksual, shfrytëzim, zhvatje dhe trafik seksual.
Në klipin e publikuar, Diddy shfaqet në skenë për të prezantuar çmimin për këngën më të mirë origjinale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të vitit 2014
Kur U2 u ngjitën në skenë për të marrë çmimin për këngën e tyre “Ordinary Love”, reperi iu drejtua Bonos për ta puthur.
Megjithatë, në atë moment, ylli i rrokut u largua, duke shmangur puthjen e Diddy-t dhe u drejtua drejt mikrofonit.
“Shumë fansa thonë se gjuha e trupit të Bonos është një shenjë se ai e dinte se diçka nuk ishte në rregull me Diddy “, raportoi Radar Online. Gazeta sqaroi, megjithatë, se Bono, në atë kohë, nuk dinte asgjë për aktivitetet kriminale të Diddy.
@estilodf Ahora ya sabemos por qué Bono rechazó el abrazo de Puff Daddy en esa premiación CC: @goldsteintips #Bono #PDiddy #puffdaddy #diddy #seancombs #u2 #premios #usher #sean ♬ sonido original – EstiloDF
#VIDEO #Momenti #kur #këngëtari #famshëm #shmang #puthjen #Diddyt #bëhet #viral #në #rrjet
Java News