Një vit nga sulmi terrorist në Izrael, Hasani: Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm të pengjeve

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe robërve të luftës në Izrael, teksa sulmi i Hamasit shënon 1 vit.
Ministri Hasani shkruan se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
“Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.
Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre”, shkruan ai.
Po ashtu, ministri Hasani iu bëri thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.
/a.r
#Një #vit #nga #sulmi #terrorist #në #Izrael #Hasani #Shqipëria #është #vendosur #në #thirrjen #saj #për #lirimin #menjëhershëm #të #pengjeve
Java News