Aktualitet

Mbytja e anijes në brigjet greke, thirrja e Papa Françeskut: Bëni gjithçka për të parandaluar tragjedi të ngjashme

Papa Françesku në një deklaratë ka reaguar për mbytjen e anijes në brigjet greke, ku humbën jetën të paktën 79 emigrantë.

Gjithashtu Papa Françesku ka bërë thirrje që të merren menjëherë masat në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten.

“Me pikëllim dhe dhimbje të madhe mendoj për viktimat nga mbytja e anijes që ndodhi ditët e fundit në brigjet e Greqisë. Duket se deti ishte i qetë. Lutjet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe kërkoj që të bëhet gjithçka që është e mundur për të parandaluar tragjedi të ngjashme”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button