Sport
VIDEO/ Juventusi pëson golin e parë këtë sezon në Serinë A, Cagliari e befason në fund dhe i merr pikë –

Juventusi ka pësuar golin e parë në këtë sezon të Serisë A. Bardhezinjtë kanë barazuar në shifrat 1-1 ndaj Cagliarit në javën e 7 të kampionatit. Të dy golat e shënuar erdhën nga pika e bardhë e penalltisë.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 15 nga Vlahovic. Sulmuesi i bardhezinjëve realizoi saktë nga penalltia, ndërsa në minutën e 88, ishte Marin që realizoi në të njëjtën mënyrë si Vlahovic, për të barazuar rezultatin në 1-1. Ky ishte goli i parë që Juventusi pëson në 7 javët e para të kampionatit, ndërsa aktualisht mban vendin e 3 me 13 pikë, 3 më pak se Napoli kryesues. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#VIDEO #Juventusi #pëson #golin #parë #këtë #sezon #në #Serinë #Cagliari #befason #në #fund #dhe #merr #pikë
SportExpress