Aktualitet
Sherr në një lokal në Itali, shqiptari qëllon me armë zjarri një person

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se ka qëlluar një person me armë.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese. Sipas medieve italiane, i plagosuri ndodhej në hyrje të lokalit kur ka mbërritur shqiptari me të cilin ka debatuar. Më pas 49-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar katër herë.
Shqiptari arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua nga policia.
49-vjeçari akuzohet për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ai u dërgua në burgun e Ravenës në pritje të masës së sigurisë.
#Sherr #në #një #lokal #në #Itali #shqiptari #qëllon #armë #zjarri #një #person
Java News