Paralajmërimi i Lajçak: BE pret përparim të shpejtë për dialogun pas zgjedhjeve në Kosovë
Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pohon se Bashkimi Evropian po përgatitet për progres të shpejtë në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë, të cilat do të mbahen në shkurt të vitit 2025.
Lajçak u shpreh se nuk pritet përparim para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Megjithatë, ai ka paralajmëruar progres, menjëherë pas zgjedhjeve.
“Dua të jem realist, Kosova po shkon në zgjedhje në shkurt. BE-ja është në një proces tranzicioni. Kështu, mua mu kërkua që ta zgjas mandatin pikërisht që të garantoj vazhdimin gjatë këtij procesi.
Procesi po vazhdon, kemi pasur takime në nivel kryenegociatorësh. Por eksperienca jonë politike dhe personale tregon se nuk mund të presësh përparim para zgjedhjeve, por po përgatitemi për përparim të shpejtë menjëherë pas zgjedhjeve”, u shpreh diplomati sllovak gjatë forumit “2BS”.
#Paralajmërimi #Lajçak #pret #përparim #të #shpejtë #për #dialogun #pas #zgjedhjeve #në #Kosovë
Java News