Aktualitet

Daku pas golit dhe fitores sonte: Tani koha për dashurinë kuq e zi

Mirlind Daku ka shënuar gol në fitoren 2:0 të Rubin Kazanit ndaj Akhmat Groznyt në Premierligën ruse.

Sulmuesi shqiptar po vazhdon me formën e mirë në Rusi.

Pas ndeshjes, Daku reagoi menjëherë.

“Gol dhe fitore e madhe. Faleminderit shumë. Tani koha për dashurinë kuq e zi”, shkroi ai.

Kujtojmë se Mirlind Daku është ftuar nga Shqipëria për dy ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.



#Daku #pas #golit #dhe #fitores #sonte #Tani #koha #për #dashurinë #kuq
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button