Aktualitet
Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut, forcat zjarrfikëse në “luftë” me zjarrin

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.
A2 CNN mëson se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës, i cili siç duket edhe nga pamjet është nën pushtetin e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët. Është e paqartë sesi ka nisur zjarri në brendësi të Komisariatit dhe policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.
#Përfshihet #nga #flakët #Komisariati #Policisë #së #Shijakut #forcat #zjarrfikëse #në #luftë #zjarrin
Java News