Familjarisht në luftë kundër kancerit! Prindërit e dy fëmijëve të mitur u prekën nga sëmundja e rëndë, pas pak kohësh edhe…
“Nuk më hyn në sy asgjë, kam nevojë vetëm për një përqafim.”
Këto janë fjalët e një nëne të re vetëm 35 vjeç, kur me fëmijën ende në gji dhe me një vazjë 4 vjeç do të diagnostikohej me kancer të gjirit. Fati nuk i kishte ecur as me shëndetin e bashkëshortit, të cilit iu bë krah, por shumë shpejt tek ai do të duhej te kërkonte force për t’ia kthyer mbështetjen
“Në 2020 im shoq kishte një masë tumorale në kokë, ai u mbështet te unë. Ia ktheva shumë shpejt… Kjo është një pjesë tjetër që si dy njerëz në një kohë kaq të shkurtër, me fëmijë të mitur, u bëmë mbështetje për njëri-tjetrin”, thotë ajo.
U diagnopstikua me kancer pa pritur teksa një shoqe i kërkoi ta shoqëronte për një kontroll të gjirit, pas një shqetësimi që kishte pasur. E ndërsa mendonte si do të qetësonte shoqen e saj, e kundërta ndodhi. Shoqja rezultoi negativ, ndërsa për të nisi kalvari i gjatë që nga rënia e flokëve dhe kimoterapitë.
I duhej forcë për ta përballuar psikologjikisht, financiarisht, por mbi të gjitha që në sytë e dy të vegjëlve mos të dukej asgjë. Edhe pse optimiste në dukje, thotë se të keqen e ka menduar çdo mëngjes përgjatë këtij viti stërmundimi.
‘Që nga momenti i parë që mora përgjigjen deri sot në mëngjes, ne jemi bërë shumë. Çdo ditë ikën nga një”, thotë ajo.
I kërkon çdo gruaje, vajze të shëndetshme për t’u kontrolluar, por një mesazh e ka për ato gra që janë në rrugën e saj.
‘Fermat mendojnë që kanë bërë gabim që janë sëmurë. Kam shumë kohë që vetes time i them ‘unë kam lindur për të jetuar’”, këshillon gruaja.
#Familjarisht #në #luftë #kundër #kancerit #Prindërit #fëmijëve #të #mitur #prekën #nga #sëmundja #rëndë #pas #pak #kohësh #edhe
Java News