Aktualitet

Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë- Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi!

Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu, tha se situatat e krijuara midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm.

Ai theksoi se dihet botërisht që sulmi në Banjskë është i organizuar nga Beogradi.

“Federata Shqiptare e Paqes dhe ajo e Kosovës, në vazhdimësi kanë qenë të shqetësuara për ndjekjen dhe ndihmesën për të kuptuar dhe zgjidhur sa më drejt situatat e krijuara midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, u shpreh Moisiu.

“Për fat të keq, situata ende nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm. Vihet re se kohë pas kohe ka pasur përkeqësime shumë shqetësuese, si për shembull përplasja në komunën e Zveçanit, ajo në Banjskë, dihet botërisht që janë të organizuara nga Beogradi”, deklaroi tutje ish-presidenti shqiptar.

Moisiu, kërkesat e presidentit serb Aleksander Vuçiq i cilëson si të çuditshme.

“Kurse kohët e fundit në fjalimin e fundit, presidenti Vuçiq doli hapur dhe pa asnjë lloj droje duke dhënë porosi të reja për serbët e Mitrovicës së Veriut, nëpërmjet të ashtuquajturve kushte për uljen për bisedime për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve”.

“Është për të thënë se disa prej tyre janë shumë të çuditshme, si për shembull rikthimi i palëve serbëve në polici, gjykatë, prokurori, e tjera institucione, sikur ata i largoi Qeveria e Kosovës nga ato vende, pa përmendur fare pse ndodhën dhe pse deri tani nuk janë kthyer”.

Ish-presidenti shqiptar, tha se ka përshtypje që serbët në veri janë të interesuar të bashkëjetojnë në paqe me fqinjët shqiptarë, por se kjo po pengohet nga Beogradi.

“Kam përshtypjen që serbët që banojnë nëpër zona, janë më të sinqertë dhe më të interesuar për të bashkëjetuar miqësisht dhe paqësisht me fqinjët e tyre shqiptarë. Por përpjekjet e tyre janë penguar nga disa veprime të urdhëruara nga Beogradi”.

Ai këto i tha në konferencën “Balkan Leadership Conference”, e mbajtur me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ku pjesë mori edhe kryeministri Albin Kurti.



#Ishpresidenti #shqiptar #për #sulmin #në #Banjskë #Dihet #botërisht #që #organizua #nga #Beogradi
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button