Aktualitet

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve takon amabsadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj- Diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, për të diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Gjatë takimit, u zhvillua një bashkëbisedim ku u adresuan çështje të rëndësishme për jetësimin e projekteve konkrete, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në sfidat që paraqiten në rrugën drejt integrimit europian të dy vendeve dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Disktutimet ndërmjet tyre u fokusuan në tre pika kyçe.

“Thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Kosovës, përmendje e mundësive të reja për rritjen e këtij bashkëpunimi.Shkëmbimet tregtare dhe mënyrat për të përmirësuar ato në të ardhmen. Kordinimi për eliminimin e barrierave tregtare mës dy vendeve” thuhet në njoftimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:



#Kryetari #Lidhjes #së #Bizneseve #takon #amabsadorin #Shqipërisë #në #Kosovë #Petrit #Malaj #Diskutojnë #për #thellimin #bashkëpunimit #ekonomik
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button