Aktualitet

Haziri: Rruga e Re në krye me Lumir Abdixhikun, është udhë për Kosovën!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas tubimit të LDK-së në Gjilan, ka thënë se Rruga e Re – siç e ka emëruar programin politik kjo parti – është udhë për Kosovën në krye me Lumir Abdixhikun, të cilin e përshkroi si një lider, familjar e profesor universitar.

Ai tha se zotohen që Kosovës do t’ia largojnë “depresionin e thellë” që tha se e solli politika e pushtetit aktual.

“Rruga e Re në krye me Lumir Abdixhikun, politikan, lider, familjar e profesor universitar, nuk është për LDK-në, por është udhë për Kosovën, për Gjilanin, për Anamoravën. Është udhë që i jep dimension zhvillimor qytetit tonë, Republikës sonë, për të cilën mijëra gra e burra u degdisën, u sakatuan e u flijuan” shkruan Haziri raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:



#Haziri #Rruga #në #krye #Lumir #Abdixhikun #është #udhë #për #Kosovën
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button