Aktualitet

E grabitën sapo doli nga një pikë këmbimi valutor, zbulohet shuma e majme që iu mor taksistit në Tiranë

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja që paditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku dy persona të maskuar i grabitën një shumë të majme parash nga një taksisti, pak pasi ky i fundit i kishte marrë nga një pikë këmbimi valutor.

Sipas deklarimit të dhënë nga taksisti para policisë, raportohet se shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro.

Thuhet se taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi pas tërheqjes në pikën e këmbimit valutor do t’i transportonte drejt një banke të nivelit të dytë.

“Ai i kishte paratë në një qesë dhe sapo doli nga Exchange i vendosi në makinën e tij. Në momentin kur ai ka qenë në trafik dy autorët i kanë thyer xhamin dhe i kanë marrë paratë dhe janë larguar. Taksisti ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Sipas tij ngjarja ka qenë e mirëorganizuar, pasi ka dyshime se autorët kanë studiuar lëvizjet e taksistit.

/a.r

#grabitën #sapo #doli #nga #një #pikë #këmbimi #valutor #zbulohet #shuma #majme #që #mor #taksistit #në #Tiranë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button