“Një foto me Trump, 25 mijë dollarë”, Këlliçi pozon me ish-presidentin, ja çfarë thotë për çmimin që pagoi

Belind Këlliçi ka bërë disa foto me Donald Trump, në një korridor, që duket si korridor i ndonjë stadiumi apo tualeti.
“Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto??
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje”, shkruan Këlliçi.
Nderkohe ne nje njoftim per per mbledhje fondesh nga kandidati republikan thuhet se foto me ate kushton 25 mije dollare.
Ndërsa PD ka shpërndarë dhe një deklaratë, ku e cilëson si një takim këtë moment në korridor.
“Ky takim, i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaë Valley State Ujiv, u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar.
Këlliçi i ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e SHBA-ve në procesin e demokratizimit të Shqipërisë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal”, thotë PD.
Mirë që nuk thonë se folën dhe për Sali Berishën dhe heqjen e non gratës nga SHBA!
#Një #foto #Trump #mijë #dollarë #Këlliçi #pozon #ishpresidentin #çfarë #thotë #për #çmimin #që #pagoi
Java News