Aktualitet
Osmani takohet me mërgimtarë në Francë: Shteti i Kosovës mban edhe vulën e tyre
Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgimtarë gjatë vizitës që po zhvillon në Francë.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës.
“Dje, Presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën tonë të jashtëzakonshme në Francë. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për angazhimin e pakursyer të tyre ndaj Republikës sonë, duke thënë se shteti i Kosovës mban edhe vulën e mërgatës sonë të çmuar”, thuhet në njoftim.
#Osmani #takohet #mërgimtarë #në #Francë #Shteti #Kosovës #mban #edhe #vulën #tyre
gazetablic.com