Aktualitet

Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale një ditë më parë, kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama la ambientet e spitalit këtë mëngjes, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Prof. Dr. Arben Gjata, në një komunikim me gazetaren Alma Demiraj tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë.

Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT, për të dalë këtë të premte.

#nënshtrua #ndërhyrjes #kirurgjikale #një #ditë #më #parë #kryeministri #Rama #del #nga #spitali
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button