Skandal i madh në negociata: Delegatët rusë u grindën për një karrige para amerikanëve

Siç rezulton, Vladimir Putini ia besoi negociatat me SHBA-të dy ekipeve rivale.
Fillimisht, pala ruse supozohej të përfaqësohej vetëm nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe ndihmësi i Putinit, Ushakov. Më vonë, delegacionit iu shtua i dërguari special i Putinit, Dmitriev, por Lavrov nuk u informua.
Pikërisht ky fakt ka bërë që Lavrov të nxehej së tepërmi me situatën dhe të mos lejonte Dmitrievin të kishte një karrige të tijën.
Ministri i Jashtëm rus e largoi karrigen nga tavolina, duke thënë: “Nëse dëshiron të marrë pjesë, le të ma thotë personalisht Vladimir Vladimirovich (referuar Putinit, red.)”.
Pas kësaj, Dmitriev doli nga dhoma për të folur me gazetarët në korridor. E gjithë kjo u shpalos para zyrtarëve amerikanë. Këta të fundit raportohet nga gazeta se kanë mbetur absolutisht të shastisur dhe të habitur nga e gjithë situata e krijuar me delegacionin rus.
“Të gjithë shkojnë tek Putini një për një dhe ai i thotë secilit prej tyre diçka të ndryshme. Kjo është një pjesë e arsyes pse askush nuk mund të formulojë qartë kërkesat e Rusisë në negociata”, tregoi ndër të tjera burimi i Agentstvo për gjithë tablonë e çështjes.
Një reagim mbi këtë ende mungon nga Kremlini. Ndërsa koment nuk ka pasur as nga pala amerikane.
#Skandal #madh #në #negociata #Delegatët #rusë #grindën #për #një #karrige #para #amerikanëve
Java News