Aktualitet

Vincent Kompany: Nuk mendoj se luajtëm keq, kjo humbje nuk do të vendosë turneun

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany komentoi humbjen 1-0 nga Aston Villa në Ligën e Kampionëve, duke shpresuar se lojtarët e tij do të mësojnë prej saj.

“Nëse duhet të jem objektiv, mendoj se e nisëm mirë ndeshjen dhe patëm 15 minuta të forta, por gradualisht humbëm momentin. Pas kësaj pata ndjenjën se rreziku mund të vinte nga kudo. Megjithatë, nuk i dhamë kundërshtarit shumë shanse të mëdha”, tha belgu, transmeton Sport.

“Pjesa e dytë ishte më e mirë. Ne kontrolluam lojën, bëmë goditje të mira dhe krijuam raste të shkëlqyera. Ne patëm rastet tona, por nuk i kthyem në gol”.

“Ne humbëm dhe duhet të mësojmë nga kjo humbje. Ajo nuk do të vendosë turneun, kështu që duhet të shohim përpara. Kur kishim topin ishim të rrezikshëm, por ata janë një ekip i fortë dhe nuk është e lehtë të luash këtu. Nuk mendoj se kemi luajtur keq”, tha Kompany.

/ Sport/



#Vincent #Kompany #Nuk #mendoj #luajtëm #keq #kjo #humbje #nuk #të #vendosë #turneun
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button