Sport
Do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës, Zhegrova është titullar përballë yjeve të Realit të Madridit –

Edon Zhegrova do të luajë sot ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij deri më tani. Duke nisur nga ora 21:00 Lila do të sfidojë Realin e Madridit në Ligën e Kampionëve. Trajnerët kanë përzgjedhur formacionet e tyre për këtë sfidë, të cilat i kanë bërë publike përpara fillimit të lojës.
Në 11-shen e Lilës nuk ka si të mungojë emri i Edon Zhegrovës. Sulmuesi shqiptar do të jetë në fushë nga minuta e parë kundër yjeve të Realit të Madridit. Një shans i artë që vjen rrallë në karrierë, që i jep mundësinë të shpalosë aftësitë e tij në majën e futbollit europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#të #luajë #ndeshjen #më #të #rëndësishme #të #karrierës #Zhegrova #është #titullar #përballë #yjeve #të #Realit #të #Madridit
SportExpress