Sport

Kjo ishte ndeshja më e mirë nën drejtimin tim –

Foneska ka folur menjëherë pas mbylljes së ndeshjes mes Milanit dhe Leverkusen. Kuqezinjtë humbën në shifrat 0-1, ndërsa shumë i diskutuar ishte momenti i kontaktit të Loftus Cheek me Hincapie.

“Kjo ishte ndeshja më e mirë nën drejtimin tim, ndeshja që unë kam shijuar më shumë që kur kam ardhur te Milani. Në pjesën e dytë kemi zhvilluar një ndeshje fantastike, kemi krijuar shumë dhe nuk është e lehtë ndaj një ekipi si Leverkusen. Jemi të mërzitur, të dëshpëruar, por edhe duhet të kuptojmë se çfarë kemi bërë.

Gjëja më e çuditshme është sesi nuk hyri VAR te rasti i Loftus Cheek, për mua ishte penallti e pastër. As nuk e panë si rast dhe gjatë ndeshjes kam ndierë se arbitri nuk kishte asnjë lloj dyshimi për të dhënë një vendim kundër nesh. Nuk dua të justifikohem dhe të flas për arbitrat, por e ndieva këtë gjë”, tha Fonesca. /Sport Ekspres/

 

#Kjo #ishte #ndeshja #më #mirë #nën #drejtimin #tim
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button