Aktualitet

Shqiptarët lexojnë më pak libra, të rinjtë po largohen nga leximi

Është bërë traditë që me hyrjen e Tetorit, të nisë edhe festa e librit e njohur ndryshe si “Tetori i Librit”, me një sërë aktivitetesh që kanë në fokus promovimin e titujeve të rinjë dhe takime me autorë, megjithëse jemi sërish përballë një realiteti, ku lexueshmëria vihet në pikëpyetje.

Drejtuesja e Qendrës Kombëtare të librit dhe leximit, Alda Bardhyli, thotë se deri në fund të vitit do këtë një sondazh që do t’i japë përgjigje kësaj çështje, edhe pse sinjalet nga libraritë tregojnë për një realitet jo të kënaqshëm.

Janë të rinjtë ata që po largohen gjithmonë e më shumë nga leximi. Poetja laureate, Luljeta Lleshanaku, pranon se hapi i parë për të përmisuar këtë realitet duhet të nisë nga kurrikulave e shkollave.

Tetori i Librit do të zgjasë përgjatë gjithë muajit, me moton “Libri për ekuilibrin njerëzor” si një shtyllë e rëndësishme për një shoqëri progresive./Klan

#Shqiptarët #lexojnë #më #pak #libra #të #rinjtë #largohen #nga #leximi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button