Aktualitet

Paloka nuk i ndahet “mosbindjes”, refuzon të paguajë dëmet e shkaktuara dje në Kuvend: Duheni zhdukur me çdo mënyrë

Deputeti Edi Paloka ka reaguar i revoltuar, pas njoftimit të Kuvendit, se deputetët e opozitës do t’i paguajnë nga xhepi paratë për dëmet në Kuvend.

“Çfarë t’ju thuash këtyre…?

Karriget e drurit qenkan të popullit shqiptar e paguhen me taksat e popullit.

Qindra milionë euro që vidhen çdo ditë me inceneratorët, PPP, rrugët e florinjta, grabitje pronash publike e private, udhëtimet dhe luksi i Ramës me familje e ministra…etj,etj, nuk qenkan të popullit shqiptar, nuk dilkan nga taksat e shqiptarëve!

Farë e keqe që duhet zhdukur me çdo mënyrë”, shkruan Paloka.

#Paloka #nuk #ndahet #mosbindjes #refuzon #të #paguajë #dëmet #shkaktuara #dje #në #Kuvend #Duheni #zhdukur #çdo #mënyrë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button