“Formacioni më i mirë në fushë”, Guardiola kërkon maksimumin: E respektoj kundërshtarin, por do të zhvillojmë lojën tonë

Manchester City udhëton drejt Bratislavës, teksa të martën në mbrëmje do të ketë një sfidë të lehtë në letër, kur do të përballet me kampionët sllovakë të Slovanit.
Skuadra e Pep Guardiolës nuk vjen në momentin e saj më të mirë të mundshëm, teksa ka humbur vendin e parë në Premier League pas dy barazimeve rradhazi, atyre ndaj Arsenal dhe Newcastle në fundjavën e shkuar. Gjithashtu edhe në Champions, ekipi i ‘qytetarëve” u ndal në ndeshjen e parë, teksa barazuan pa gola në shtëpi përballë skuadrës së Interit.
Pikërisht për këto arsye, fitorja sonte nuk duhet të vihet në diskutim nga të besuarit e Pep Guardiolës. Përballë është një skuadër që dominon prej vitesh kampionatin sllovak, por që nuk ka eksperiencë në kompeticionet evropiane, gjë e cila u provua edhe në sfidën e tyre të pare, teksa u mundën thellë në Glasgow ndaj kampionëve skocezë të Celtic, me rezultatin 5-1.
Në konferencën për shtyp, përpara sfidës ndaj Slovan, tekniku spanjoll Pep Guardiola u shpreh:
“Ndeshja nis 0-0, e jo 2-0, ne duhet të demonstrojmë në fushën supremacinë tonë. Do të aktivizoj lojtarët tanë më të mire, për të fituar ndeshjen. E respektojmë kundërshtarin, por ne duhet të zhvillojmë lojën tonë”, theksoi Guardiola.
#Formacioni #më #mirë #në #fushë #Guardiola #kërkon #maksimumin #respektoj #kundërshtarin #por #të #zhvillojmë #lojën #tonë
Java News