Aktualitet

Akuzohet për grabitjen e miliona eurove, dështon seanca kundër Talo Çelës

Akuzohet për grabitjen e miliona eurove, dështon seanca kundër

SPAK nuk mundi të lexojë konkluzionet përfundimtare në procesin ndaj Talo Çelës, ku i shumëkërkuari akuzohet për grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në vitin 2019.

Seanca e planifikuar dështoi për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues për arsye shëndetësore.

Talo Çela gjykohet i vetëm në këtë çështje, ndërsa për të akuzuarit e tjerë të grabitjes në Rinas ka përfunduar gjykimi edhe në Apel.

Teksa gjykohet në mungesë, Çela është shpallur në kërkim edhe si një nga të akuzuarit e dosjes “Çopja”, pas dyshimeve për përfshirje të tij në disa ngjarje të rënda kriminale.

#Akuzohet #për #grabitjen #miliona #eurove #dështon #seanca #kundër #Talo #Çelës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button