Aktualitet

Largohen përfundimisht nga VV, Rrahmani e Korenica njoftojnë koalicionin e ri me kauzë “Lista për Familjen”

Deputetët e deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, në një konferëncë për media kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e LVV.

Rrahmani tregoi se kanë formuar koalicion të ri zgjedhor për të garuar në zgjedhjet e ardhshme nacionale, ku tha se kanë gjetur mbështetjen e Partisë për Drejtësi dhe AKR-së së Behgjet Pacollit.

Tutje ai tregon se janë munduar që çështjet ti zgjidhnin brenda partisë, por nuk kanë gjetur përkrahje

“Po bashkohemi në një koalicion për familjen. Arsyet Kodi Civil, Projektligji për shëndetin riprodhues, ikjet e qytetarëve nga Kosova, nepotizmi, nuk kemi gjetur përkrahje për këto cështje. Perkundër narrativës së pushtetit se këto projektligje kanë qenë kushte për anëtarësim në BE dhe s’do të jenë kurrë. Nga sot bashkë me deputetin Visar Korenica nuk jemi pjesë e LVV. Pasi janë shpallur zgjedhjet e rregullta. Kemi gjetur përkrahje te Ferid Agani për kauzën tonë.Kauzës tonë iu bashkua edhe Behgjet Pacolli. Jemi munduar që cështjet t’i zgjidhim brenda partisë por s’kemi gjetur përkrahje, s’kemi mundur t’I tejkalojmë dallimet”, tha ai, raporton



#Largohen #përfundimisht #nga #Rrahmani #Korenica #njoftojnë #koalicionin #kauzë #Lista #për #Familjen
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button