Aktualitet

Partia e Lirisë mbështet kaosin në Kuvend: Edi Rama po asgjëson opozitën

Kryesia e Partisë së Lirisë, përmes një deklarate dënoi atë që e cilëson dënim politik dhe burgosje të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Kryesia e PL shprehet se mbështet plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament, ku deputetët e opozitës ditën e sotme bllokuan foltoren dhe dogjën karriget e tyre në oborrin e Kuvendit.

“Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë. Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor”, thuhet në deklaratë.

#Partia #Lirisë #mbështet #kaosin #në #Kuvend #Edi #Rama #asgjëson #opozitën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button