Aktualitet
“Përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët”/ Salianji ndan pamjet nga djegia e karrigeve: Mbështes çdo formë proteste të kolegëve

Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia, duke mbështetur plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Parlament.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike”.
Përgjigjen- thotë Salianji- do ta marrin nga shqiptarët.
“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marrë nga shqiptarët”, shkruan ish deputeti i PD.
#Përgjigjen #marrë #nga #shqiptarët #Salianji #ndan #pamjet #nga #djegia #karrigeve #Mbështes #çdo #formë #proteste #të #kolegëve
Java News