VIDEO/ Dogjën karriget në hyrje të Kuvendit, si arriti Noka të marrë me vete shishen e benzinës pa e diktuar Garda

Deputetët e opozitës i kanë vënë zjarrin karrigeve të Kuvendit jashtë sallës së parlamentit gjatë seancës së sotme plenare.
U desh ndërhyrja e gardës e cila bëri të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit. Ishte deputetja Elda Hoti ajo e cila kishte mbajtur në çantë shishen me benzinë e cila u përdor për t’i vënë zjarrin karrigeve.
Siç shihet edhe në video pasi dalin nga salla e parlamentit është Flamur Noka, i cili merr nga çanta e deputetes Hoti shishen me benzinë të cilën e derdh mbi karrige dhe më pas i vë flakën.
Pas këtij akti deputetët e opozitës u rifutën në sallë ku pati sërish përplasje dhe tensione, çka detyroi kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali të mbyllte seancën plenare e cila zgjati në total 20 minuta.
#VIDEO #Dogjën #karriget #në #hyrje #të #Kuvendit #arriti #Noka #të #marrë #vete #shishen #benzinës #diktuar #Garda
Java News