Aktualitet
“Helena” fut në sherr dy burra, kërcet arma në mes të qytetit, një i plagosur

Një skenë e ngjashme si në filmat “Western” ka ndodhur ditën e sotme jashtë një lokali në Colonos të Greqisë.
Dy burra pas një zënke mes tyre për një grua kanë dalë jashtë lokalit për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin. Pas grushtave dhe debateve të forta, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur tjetrin në shpatull.
Mediat helene raportojnë se të dy burrat janë grekë dhe se shkak i sherrit mes tyre kishte qenë një grua.
Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori.
#Helena #fut #në #sherr #burra #kërcet #arma #në #mes #të #qytetit #një #plagosur
Java News