Detaje nga arratisja e të pandehurit nga Pallati i Drejtësisë

Gjatë ditës së premte, nga Pallati i Drejtësisë u arratis një i pandehur.
Lidhur me ikjen e tij, Gjykata Themelore e Prishtinës pati deklaruar se nuk është përgjegjësi e tyre.
“Arratisja e të dyshuarit në rastin konkret, nuk mbetet në përgjegjësinë e Gjykatës Themelore, pasi gjykata ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura procedurale ashtu siç parashihet me dispozitat ligjore të KPPRK-së”, thuhej në njoftimin e institucionit.
Sakaq, policia ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë duke u shoqëruar nga dy zyrtarë policorë pas seancës gjyqësore është arratisur dhe larguar në drejtim të panjohur. I dyshuari gjatë arratisjes ka sulmuar njërin prej zyrtarëve policor i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Detaje #nga #arratisja #të #pandehurit #nga #Pallati #Drejtësisë
gazetablic.com