Zbulohen çantat me 66 kg marijuanë në Malin e Zi, dy trafikantët arratisen në Shqipëri
Policia Kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar 66 kilogramë marijuanë në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit.
Policia njoftoi më herët se janë pikasur dy persona të dyshimtë që lëviznin me çanta pranë kufirit. Nga hetimet ka rezultuar se në çantë kishte 66 kg kanabis, lëndë e cila është sekuestruar nga Policia. Sakaq, dy personat që do trafikonin drogën kanë arritur të arratisen drejt Shqipërisë.
“Policët e Stacionit Policor Kufitar Ulqin kanë vepruar në bazë të informacioneve operative se në zonën e fshatit Sukobin nga Republika e Shqipërisë në Mal të Zi po kontrabandohet marijuanë dhe se dy persona të panjohur me çanta të mëdha janë duke lëvizur në afërsi kufirit.
Duke përdorur një dron, punonjësit e policisë kanë pikasur dy persona, të cilët arritën të largoheshin në drejtim të Republikës së Shqipërisë”, njoftoi Drejtoria e Policisë.
Policia shqiptare është në kërkim të personave të përmendur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.
/a.r
#Zbulohen #çantat #marijuanë #në #Malin #trafikantët #arratisen #në #Shqipëri
Java News